Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ekzekutimi me kallashnikov në Prishtinë, çka dihet deri më tani për rastin?

Gazeta10
15 June 2023 - 8:12

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë  në Prishtinë, ku një i dyshuar ka vrarë një person me kallashnikov.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:00, te rruga C në Prishtinë.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”.

I dyshuari për rastin teksa arratiset nga policia, në ikje e sipër në rrugën A në kryeqytet, i ia ka vënë flakën veturës së tij të tipit BMW.

Në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

Sipas raportimeve  në media, personi i vrarë mbërmë është B.D. I dyshuari ndodhet ende në arrati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.