
Sulmuesi brazilian, Antony, është futbollisti më i ri i Manchester United, raporton Gazeta10.
“Djatë e Kuq” kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transfermini e sulmuesit, e poashtu Antony ka kaluar me sukses testet mjekësore.
ℹ️ La institución llegó a un acuerdo con Ajax por el pase del brasileño Antony.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd_Es) August 30, 2022
Për shërbimet e Antonyt, Manchester United i ka paguar Ajaxit rreth 100 milionë euro.
22-vjeçari ishte pjesë e Ajaxit që nga viti 2020, ku u transferua nga skuadra braziliane, Sao Paolo, për shumën e 15 milionë eurove.
Në total me skuadrën holandeze, Antony ka shënuar 31 gola dhe ka kontribuar me 27 asistime, në 134 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Gjatë periudhës së tij te Ajaxi, sulmuesi brazilian ka fituar dy herë elitën e futbollit holandez.
Falë paraqitjeve të mira me Ajaxin, Antony është ftuar edhe nga kombëtarja A e Brazilit, ku deri më tani ka zhvilluar nëntë ndeshje me ‘Seleçao’, prej të cilave ka shënuar dy gola.
Poashtu me kombëtaren braziliane, Antony ka fituar edhe medaljen e artë olimpike në vitin e kaluar.
Me këtë transferim, Antony bëhet anësori i dytë më i shtrenjtë në histori të Premier League.
Antony me shumë gjasë debutimin e tij me fanellën e Unitedit do ta bëjë të dielën në sfidën kundër Arsenalit. /Gazeta10/