Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MPJD-ja jep detaje për aksidentin tragjik të familjes kosovare në lumin Lepenc

Gazeta10
18 June 2023 - 12:00

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur të dje në aksin rrugor Bllacë-Shkup, ku një veturë me targa nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, si pasojë e së cilës 3 persona ende janë të zhdukur, ndërsa një ka shpëtuar pasi arriti të dal nga vetura.

MPJD ka njoftuar se kërkimet për tre anëtarë e familjes po vazhdojnë, por që nuk ka ndonjë rezultat për shkak të reshjeve të shumta në ditët e kaluara, raporton Gazeta10.

“Për shkak të rreshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi por pa epilog deri më tani”, thuhet në njoftim.

Poashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

“Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës. Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.