
Lajmi i fundit: Alain Giresse dhe ndihmësit e tij arrijnë në FFK, pritet shkarkimi i tij
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse së bashku me ndihmësit e tij ka mbërritur në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku pritet shkarkimi i tij, raporton Gazeta10.
Gjatë shkarkimit të trajnerit pritet të shkarkohet edhe komplet shtabi teknik.
Shkarkimi pritet të ndodhë pas humbjes së Kosovës gjatë natës së mbrëmshme me Bjellorusinë./Gazeta10


