Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zyrtare: FFK ndërpren bashkëpunimin me përzgjedhësin e Kosovës, Alain Giresse

Gazeta10
20 June 2023 - 13:43

Alain Giresse është shkarkuar sot (e martë) nga detyra e tij si përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës, por në njoftim thuhet se kanë ndarë punët me marrëveshje të dyanshme. 

Rezultatet negative në kualifikueset e Euro 2024, me vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve (tri barazime, një humbje) në Grupi I kanë ndikuar shumë te atmosfera te Dardanët.

Kështu, sot (e martë) drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë thirrur një mbledhje urgjente.

Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, është vendosur shkarkimi i përzgjedhësit Alain Giresse, së bashku me ndihmësin e tij, Sebastien Bichard.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”.

“Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.