
Shkupi gjatë ditës së sotme është përfshirë nga një stuhi e fortë e reshjeve të shiut, e breshëritë.
Si pasojë e kësaj stuhie, janë shkaktuar vërshime të rrugëve, shtëpive e nënkalimeve, transmeton Gazeta10.
Në një video të siguruar nga Gazeta10, shihet se si është vërshuar Bulevardi Xhon Kenedi, në Cair të Shkupit.
Rreth vërshimeve, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKM) e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë prekur edhe vendet si Shtip, Veles, Sveti Nikolla./Gazeta10