Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani për përmbysjet në Pejë: FSK-ja dhe institucionet emergjente janë duke ofruar ndihmë

Gazeta10
25 June 2023 - 11:22

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kryetarit të Pejës, për vdekjen e dy personave pas vërshimeve të djeshëm në Pejë.

Osmani ka shkruar se FSK-ja dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente janë duke ofruar ndihmën e tyre për qytetarët e prekur nga vërshimet, raporton Gazeta10.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre.”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.