Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiqit i pengon fuqizimi i FSK-së, i del kundër edhe Turqisë për furnizimin e Ushtrisë së Kosovës

Gazeta10
25 June 2023 - 11:51

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi në një intervistë të dhënë për Tv Pink ka thënë se Serbia ka refuzuar të blejë mjete luftarake nga Turqia, pasi që kjo e fundit e ka armatosur seriozisht FSK-në, shkruan Gazeta10.

“Turqit e armatosën FSK-në në mënyrë shumë serioze, e cila nuk guxon të ekzistojë as sipas Marrëveshjes së Kumanovës dhe as sipas OKB-së. Të gjithë kujdesen për të drejtën ndërkombëtare. Janë ata, e drejta e më të fortëve. Turqia u ka dhënë raketa anti-tank, dronë Bajraktarë, topa me rreze të gjatë. Këto i ka FSK-sot. Ata po ndërtojnë ushtrinë e tyre, e cila nuk duhet të ekzistojë.”, tha Vuçiq dhe shtoi se këtë e arsyetojnë me faktin se “janë bërë të pavarur”.

Vuçiqi ka thënë se Ushtria serbe ka blerë armatime nga Lindja e Mesme duke refuzuar prodhimet turke, raporton Gazeta10.

“Ne refuzuam të blejmë bajraktarë sepse ata ia dhanë Prishtinës. Nuk do të bashkëpunojmë më me ta në këtë. Dronët kinezë, CH-90, na kanë ardhur kohëve të fundit. Brenda pesë muajsh, do të kemi 1 mijë dronë kamikazë që i kemi porositur nga Lindja e Mesme, për të parandaluar një agresor potencial”, ka thënë ai./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.