Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Operacion policor në tri rajone, Krimet Ekonomike arrestojnë 3 persona

Gazeta10
30 June 2023 - 16:20

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, tha Kelani për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.