Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak nesër takohet me presidenten Osmani

Gazeta10
03 July 2023 - 22:15

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të arrijë në Kosovë të martën.

Siç ka njoftuar Presidenca e Kosovës, Lajçaku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani nga ora 15:00.

Lajçak do të ketë takime me krerët e shtetit, për të diskutuar për shtensionimin e situatës në veri.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se të martën do ta vizitojnë Kosovën edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Dyshja do të takohen me presidenten Osmani nga ora 08:30.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.