Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përpjekjet për deeskalim, Lajçak takon edhe Komandantin e KFOR’it

Gazeta10
04 July 2023 - 16:06

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sëbashku  me Shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar sot Komandantin e KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia.

Sipas njoftimit të KFOR të ka publikur në rrjetin social Facebook, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së.Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Lajçak është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, e më vonë do të takohet dhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.