Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“E prita 12 vite, fëmija i tretë është i policit” – Shqiptari habit me rrëfimin për gruan e tij të burgosur

Gazeta10
06 July 2023 - 14:13

Një telefonues shqiptar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ka treguar një histori të çuditshme që ka përjetuar me gruan e tij.

Marku ka thënë se kur bashkëshortja e tij u dënua me burgim, ai e priti për 12 vjet.

Ai tregon se kanë bërë tre fëmijë gjatë kohës që ajo ka qenë e burgosur dhe sipas tij, dy të parët janë tijët ndërsa i treti është “kujtim nga burgu”.

Sipas tij fëmija i tretë është me njërin nga policët.

Më poshtë e gjeni bisedën e plotë.

Marku: Mua më ka ndodhur kjo punë se kam pasur gruan në burg për një vrasje.

Aldo: Ke pasur gruan në burg për vrasje? Kë ka vrarë?

Marku: Unë e kam pritur. Ka patur një problem të vetin, ashtu ka ndodhur problemi por me thënë të drejtën unë e kam pritur.

Aldo: Sa vite bëhet fjalë?

Marku: 12 vjet ka bërë burg, por unë e prita se unë e doja me thënë të drejtën. Unë kam bërë dhe fëmijë në burg. Kam bërë 3 fëmijë në burg.

Aldo: Më fal, një sekondë. Tani ti je martuar në moshën…

Marku: Jam martuar në moshën 28 vjeç gati.

Aldo: 28 vjeç. Po bashkëshortja  sa ishte?

Marku: Bashkëshortja ishte nja 8 vjet më e vogël.

Aldo: Domethënë 28 dhe 20 vjeçe.

Marku: Po.

Aldo: Dhe 20 vjeçe kjo ishte në burg të përjetshëm?

Marku: Jo, nuk ishte në burg të përjetshëm. 12 vjet u dënua se ishte për një gjakmarrje, e dënuan shumë dhe unë e prita, bëra dhe fëmijë në burg.

Aldo: Në këto takimet speciale që bënit apo jo?

Marku: Po, po në takime speciale normalisht se e kishim 2 herë në muaj për t’u takuar.

Aldo: Domethënë ti e prite gruan?

Marku: E prita, por fëmija i tretë është i policit, me thënë të drejtën. Dy të parët janë të mitë, i treti është me policin.

Aldo: Nuk më duket çudi.

Marku: S’është çudi prandaj po them. Por prapë e kam mbajtur se më ka thënë dua ta kem kujtim prej burgut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.