
Shoqata e Kosovës për kërkim dhe shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit, kanë arritur të gjejnë sot trupin e pajetë të qytetares J.Petrovic, 49 vjeçare, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Petroviç.
Ai gjithashtu ka falënderuar të gjitha ekipet dhe qytetarët e angazhuar siç ka thënë për bashkëpunimin e kontributin e pandalshëm të tyre në gjetjen e të zhdukures. /Gazeta10/