Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalin detaje: Këto janë arsyet pse u arrestua avokati Besnik Berisha

Gazeta10
13 July 2023 - 10:57

Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për operacionin ku përfundoi në pranga avokati Besnik Berisha.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se bashkë me Berishën u arrestuan edhe tre persona tjerë.

Sipas organit të ndjekjes, të njëjtit dyshohen për “Dhënie në ndihmën e kryesve së veprave penale”, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, si dhe “ushtrimi i ndikimit”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë (6) personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar katër (4) të dyshuar me inicialet N.Xh., B.B., I.S., dhe R.C., për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.