Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hill e mbështet “Open Ballkan”, e quan projekt interesant

Gazeta10
01 September 2022 - 14:59

Ambasadrori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, e mbështet projektin “Open Ballkan” duke e quajtur si një ide interesante, raporton Gazeta10.

Hill ka thënë se i pëlqen ideja që ky proces është krijuar në Ballkan.

“Unë e konsideroj këtë një zhvillim shumë interesant në Ballkan. Është ideja e vendeve që të takohen dhe të diskutojnë tema të ndryshme, të përpiqen t’i zgjidhin vetë çështjet. Më pëlqen veçanërisht që ‘Ballkani i Hapur’ u krijua pikërisht në Ballkan. ”, ka thënë Hill.

Tutje, Hill ka thënë se kjo është një ide freskuese.

“Është në dorën e tyre, dhe kjo është thelbi i “Ballkanit të Hapur”, nëse duan të kenë akses, sa duan të “marrin nga menyja”, nëse duan diçka “a la carte” nga ato ide. Është një ide freskuese”, ka thënë Hill për Tanjug. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.