Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj viziton familjen e Kadri Veselit: Figurat kyçe të UÇK-së do të kthehen triumfues

Gazeta10
01 September 2022 - 19:52

Fatmir Limaj – Kryetar i Nismës Socialdemokrate, sot e ka vizituar familjen e Kadri Veselit. 

Kjo është bërë ditur përmes një postimi në Facebook nga partia e Limajt, transmeton Gazeta10. 

Në postimin e partisë, Limaj ka shkruar se Veseli po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare. 

Me familjen e Kadriut, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në Mitrovicë, në familjen e mikut  dhe bashkëluftëtarit tim, Kadri Veseli, që për dy vite ai bashkë me shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.

Me familjen e Kadriut, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues.

Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.

/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.