Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetarët e Prishtinës ankohen për numrin e madh të mushkonjave, Komuna: Problem evropian

Gazeta10
29 July 2023 - 9:56

Qytetarët e disa lagjeve në kryeqytet po ankohen për numër të madh të mushkonjave dhe mosdezinsektimin e hapësirave. Që nga fillimi i sezonit të verës, ata thonë se vetëm një herë kanë parë ekipe në terren.

Ata, madje dyshojnë se edhe në këto raste, dezinsektimi nuk është bërë si duhet. Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës mohojnë një gjë të tillë, duke thënë se mushkonjat janë problem evropian si shkak i reshjeve të shumta atmosferike.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku deklaron se kanë përfunduar tri fazat e këtij procesi nëpër lagjet e kryeqytetit. Ndërsa, faza e katërt është paraparë që të fillojë sot, më 29 korrik.

Komuna e Prishtinës thonë se përgatitja e një dezinsektuesi bëhet para ekipeve që e monitorojnë këtë proces

Ankesa të tilla ka pasur edhe nga shumë qytetarë të tjerë përmes rrjetit social “Facebook”. Të njëjtit jetojnë në lagje të ndryshme të kryeqytetit, si në “Bregun e Diellit”, “Sahat Kulla” dhe në “Kalabri”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Zadiku thotë se dezinsektimi në lagje të ndryshme është bërë në tri faza.

“Ky problem është evropian, jo vetëm i Kosovës, rritja e mushkonjave për shkak të reshurave atmosferike, kanë probleme edhe komunat e tjera të Kosovës. Kanë filluar komunat, të cilat s’kanë bërë kurrë dezinsektim, të bëjnë, për shkak të rritjes së mushkonjave, kushtet klimatike kanë bërë të shtohen. Ju e keni sot barin, që është rrit gjatë kohës, që është burim për lavicite, për me pas lavra të insekteve dhe kur rritet numri shumë i madh është vështirë që janë paraparë gjashtë faza.

Është rregull, se asnjëherë nuk është bërë më një fazë procesi, janë gjashtë faza të procesit me qëllim që të mbahen në nivel epidemiologjik numri i insekteve. Ne e kemi shtuar numrin e ekipeve në fazën e tretë, kemi shtuar ekipet monitoruese dhe e kemi zgjatur kohën, koha ka qenë diku prej orës 20:00 deri në ora 23:30, ne e kemi zgjat deri sa ka nevojë , deri ora 1:00 apo 1:30”, deklaron Sadiku për KP.

Më tej, ai shton se në rastet e reshjeve atmosferike, dezinsektimi nuk ka efekt dhe kanë shtyrë këtë proces për tri javë.

“Gjatë kësaj periudhe sigurisht është rritur numri i insekteve, dhe kur kemi filluar më 18 qershor, numri ka qenë shumë i madh, dhe pastaj i kemi bërë 6 faza. Faza e parë është kryer pa asnjë ndërprerje, s’ka pasur shi.

Pastaj, kemi filluar më 3 korrik fazën e dytë, por ka pasur ndërprerje në atë fazë, se mos të gabohem dy ditë prej gjatë ditëve sa zgjat procesi, ka pasur të reshura të shiut, dhe kur ka të reshura, ne jemi të obliguar që t’i shtyjmë për një ditë, dhe fazën e tretë e kemi filluar me datën 14.

Faza e katërt fillon (të shtunën, datë 29 korrik) me larvicide është substancë që e mbytë lavrat e insekteve, të cilat do të hedhen nesër dhe pasnesër, në të gjitha pusetat, lagjet, hapësirat ku ka mushkonja apo mund të ketë lavra, dhe pastaj dezinsektimi fillon të hënën (31 korrik) dhe zgjat 6 ditë, çdo lagje është e përcaktuar”, njofton ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë flet edhe për qëllimin e dezinsektimit të hapësirave kundër mushkonjave dhe insekteve.

“Dezinsektimi hapësinor është një proces, i cili bëhet që disa vite në Prishtinë, qëllimi i të cilit është për të zvogëluar numrin e mushkonjave dhe insekteve, të cilat janë bartëse të shumë sëmundjeve ngjitëse, si tularimia, ethet hemorragjike, sëmundje…”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.