Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjykata vendos 30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Gazeta10
06 August 2023 - 13:38

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy serbëve Zharko Zariqit dhe Momir Pantiqit, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në komunën e Istogut gjatë luftës në Kosovë, kanë konfirmuar avokatët e tyre Nebojsha Vlajiq dhe Dejan A. Vasiq.

Për Zharko Zariq prokuroria dyshon se ka kryer krim lufte kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1998. Prandaj, ai u arrestua dy ditë më parë në fshatin e tij, raporton Kosovo-Online.

Momir Pantiq, i cili u arrestua dy ditë më parë në Merdar, akuzohet për përgjegjësi komanduese për disa ngjarje të ndodhura gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Istogut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.