
Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka marrë detyrë zyrtare në Qeverinë Kurti.
Ai është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
“z. Ragmi Mustafi emërohet Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim evropian, zhvillim dhe dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës.”, thuhet në vendimin qeveritar, raporton Demokracia.com.
Mustafi nuk është shqiptari i vetëm nga Lugina në Qeverinë Kurti.
Më herët, kryeministri Albin Kurti ka emëruar si këshilltare të tij ish-kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.