
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë ish sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se bota është një vend më i mirë duke iu falënderuar presidentes Albright.
“Ndoshta duhet të fillojë duke thënë këtë. Absolutisht për ne, absolutisht për popullin e Kosovës. Por bota, e gjithë bota është një vend më i mirë, më i sigurt dhe më paqësor për shkak të njerëzve si Sekretarja Albright”, ka thënë Osmani.
Tutje, Osmani ka thënë se Albright ka qëndruar gjithmonë në anën e historisë teksa ka vlerësuar rolin e saj për Kosovën.
“Ajo ishte një person që qëndroi gjithmonë në anën e historisë. Por në rastin tonë të veçantë, ajo u bë zëri i ynë”, ka shtuar më tej Osmani.
Këto deklarata Osmani i bëri në panelin mbi dialogun transatlantik dhe trashëgiminë e Albright në Forumin 2000 në Pragë të Çekisë / Gazeta10