Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vrasja në Klinë: Një muaj paraburgim për Tush Frrokun

Gazeta10
16 August 2023 - 21:20

Prokuroria Themelore e Pejës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Tush Frrokut, të dyshuar për vrasje.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10 Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.

Tush Frroku, më 7 gusht dyshohet se e ka vrarë mikun e tij (vëllain e gruas), Anton Prelën.

Frroku për disa ditë ishte në arrati deri të martën kur edhe u dorëzua në polici.

Ai dyshohet për tri vepra penale “Vrasja e rëndë” ,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.