Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arrestohet Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica në MINT, aksioni po vazhdon te sekseri Ridvan Muharremi

Gazeta10
18 August 2023 - 9:01

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.

Gazeta Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për arrestimin e Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Foto që ka siguruar gazeta shihet zyrtari Hafiz Gara në pranga të policisë.

Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, për të cilat ka raportuar më herët gazeta Nacionale.

Ndërkohë, policia është duke e vazhduar aksionin edhe në bastisjen e pronave të Ridvan Muharremi, mikut të kryeministrit Albin Kurti.

Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.