Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti Haxhiu: Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi

Gazeta10
24 August 2023 - 12:37

Pas zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë, ku humbi jeten një pacient pasi dyshohet se ia vuri flakën dhomës në të cilën ndodhej ka reaguar deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu. Sipas tij dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë rast.

Ai ka pyetur se si është e mundur që një pacienti me sjellje agresive, t’i lejohen mjete të rrezikshme?

Postimi i plotë:

Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi.

Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i stafit mjekësor si pasojë e zjarrëvënies në Klinikën e Psikiatrisë është dështimi i radhës, është paaftësia në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor.

Çka dhe sa raste e skandale duhet të ndodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, si dhe shkatërrimin e sistemit tonē shëndetësor?

Përse janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme te  pacienti psikiatrik siç po përshkruhet me shenja agresiviteti?

A është dashur të largohen ato mjete, të kontrollohen hapësirat dhe pacientët për mbajtje të mjeteve të rrezikshme?

Dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi për këtë rast dhe shumë té tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.