Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“VV e formon vetë qeverinë, pastaj u drejtohet partive” – Basri Muja

Gazeta10
10 June 2026 - 22:33

Analisti politik Basri Muja ka vlerësuar në emisionin “Politiko” se skenari më i mundshëm pas certifikimit të rezultateve është që Lëvizja Vetëvendosje ta formojë vetë qeverinë dhe më pas të kërkojë konsensus me partitë e tjera për çështje të rëndësishme institucionale.

Sipas Mujës, do të ishte më e dobishme që nga fillimi të kishte një platformë të përbashkët mes partive politike për çështje si zgjedhja e presidentit, duke u dhënë mundësi edhe partive opozitare të propozojnë emra dhe kritere për kandidatin e ardhshëm.

“Unë nuk pres që do të ketë një koalicion klasik politik me një parti të madhe shqiptare. Pres që, nëse Vetëvendosje i siguron numrat e nevojshëm, ta formojë vetë qeverinë dhe pastaj t’u drejtohet partive për t’i pranuar propozimet e tyre, në mënyrë që të gjendet një konsensus për një kandidat që do të ishte përfaqësues përtej partive politike”, ka deklaruar Muja.

Ai shtoi se një qasje e tillë do të mund të krijonte më shumë hapësirë për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, veçanërisht në procesin e zgjedhjes së presidentit, ku nevojitet një mbështetje më e gjerë në Kuvendin e Kosovës.

Video e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.