Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Dëshmia e Agim Idrizit në Hagë ishte hedhur poshtë në 2005 si dëshmi e pabesueshme ” – Avokati Skender Musa

Gazeta10
07 September 2023 - 18:43

Në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, avokati Skender Musa duke folur rreth dëshmisë së Agim Idrizit nga Kaçaniku dhe Fred Abrahams kundër ish krerëve të UÇK-së, ka thënë se mbrojtja ishte jashtëzakonisht e përgatitur, raporton Gazeta10.

Ai tutje ka thënë se tani është hapur një rrugë e re e këtij procesi dhe prokuroria duhet të kuptojë që  nuk mund të vazhdohet me procese të tilla, me dëshmitarë të tillë.

Musa ka deklaruar që dëshmia e Agim Idrizit ishte hedhur poshtë si e pabesueshme nga Gjykata Supreme e Kosovës nga gjyqtarë të UNMIK-ut në vitin 2005.

“Dëshmitarët e tillë që kanë dhënë më herët dëshmi të rreme duhet të hiqen nga lista e dëshmitarëve dhe kështu të përshpejtohet procesi”, ka thënë Musa.

Ai tutje ka thënë që këta dëshmitarë të dëgjuar deri me tani kanë qenë si më të fortit për Prokurorinë dhe nuk pritet që të këtë dëshmitarë të fortë kundër Thaçit dhe të tjerët. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.