
Gazetari Kushtrim Sadiku, direkt nga Brukseli ka folur rreth takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit duke thënë se është vërejtur tension mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.
“Takimi tre palësh ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Vuçiq po zhvillohet me ndërmjetësues të Bashkimit Evropian, të cilët për rreth dy orë delegacionet janë përballë njëri-tjetrit një situatë të një tensioni të madh, në një situatë të rënduar politikisht, në një situatë ku ka ndryshuar shumëçka duke u nisur nga ujditë e kaluara.” tha Sadiku
Sadiku ka konfirmuar po ashtu se takimi i Brukselit për herë të parë do të jetë pa prezencën e Gabriel Escobar./ Gazeta10