
Albin Kurti – Kryeministër i Republikës së Kosovës ka vizituar motrat e Nënës Terezë sot në Pejë, në 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë.
Kurti është shprehur krenar me punën e Nënës Terezë, derisa tha se është ideal që duhet ndjekur secili, transmeton Gazeta10.
“Me rastin e gjashtë vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila me punën e saj të pamatshme, me sakrificën e saj të jashtëzakonshme, me dashurinë e saj të pa krahasueshme, duke mos kërkuar as shpagim e as shpërblim, u bë nëna e gjithë botës dhe na shtoi krenarinë neve si popull, si komb prej gjirit të së cilës doli ajo. Sot e përkujtojmë Nënën Terezë, jo vetëm për angazhimin sakrifikues të saj, por edhe si ideal që duhet të ndjekim secili prej nesh, kur duam t’i shërbejmë popullit dhe qytetarëve”, tha Kurti./Gazeta10