Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hill: Kur Borrell është i pakënaqur, edhe SHBA është tejet e pakënaqur

Gazeta10
15 September 2023 - 19:48

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Cristopher Hill, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përpjekje të mëdha në dialogun Kosovë-Serbi dhe mbështetjen e ndërmjetësit Borrell.

Sipas Hill, ShBA e ka shprehur qëndrimin në mbështetje të ndërmjetësit Josep Borrell, dhe kur ai është i kënaqur, është e kënaqur edhe ShBA, por nëse Borrell nuk do të jetë i kënaqur, ShBA do të jetë tejet e pakënaqur.

“Serbia shkoi e përgatitur në Bruksel dhe i bëri detyrat e saj të shtëpisë. Unë s’kam marrë pjesë në negociata, nuk ka pasur as amerikanë aty. Por, qartazi nga ato që kam lexuar, zoti Borrell dhe pala serbe shkuan të përgatitur mirë dhe i pajtuan në themel me propozimin e BE-së. BE ka bërë përpjekje të mëdha dhe ShBA ka shprehur qëndrimin parimor që do ta mbështes zotin Borrell.

Nëse ai është i kënaqur, do të jemi edhe ne, nëse nuk është i kënaqur, edhe ne do të jemi tejet të pakënaqur”, theksoi ai për Blic.

Borrell ka deklaruar se Serbia shkoi e përgatitur në Bruksel. Ai po ashtu tha se Kosova e refuzoi propozimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.