Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reumatologu Besim Demolli: Problemet me dhimbje të gjurit nuk dallojnë në moshë

Gazeta10
18 September 2023 - 9:58

Në emisionin “Dita e Re” në program të mëngjesit, në Kanal10 ishte ftuar reumatologu i njohur Besim Demolli, i cili do të flas për dhimbjen e gjunjëve.

 I pyetur sa të shpeshta janë dhimbjet e gjurit dhe çfarë i shkakton ato, ai u shpreh se dhimja e gjurit është ndër ankesat më të shpeshta që një reumatolog e shikon në zyrën e tij. Ai theksoi se dhimbja vjen si pasojë e sëmundjeve ose lëndimeve të ndryshme.

“Dhimbja e gjurit është ndër ankesat më të shpeshta që një reumatolog i sheh në zyrën e tij. Zakonisht, kjo mund të ndodhë si pasojë e ndryshimeve të shumta, sepse dhimbja e gjurit mund të jetë rezultat i një lendimi, ligamenti apo muskuli. Por gjithashtu, ajo mund të jetë edhe një sëmundje reumatike. Po ashtu, dhimbja mund të jetë edhe kronike”, tha Demolli.

Ai theksoi se dhimbjet e gjurit nuk dallohet sipas moshës, por shpesh herë fillon të shfaqet pas moshës 45 vjeç.

“Problem me dhimbje të gjurit nuk dallohet sipas moshës, gjinisë, racës apo etnisë. Dhimbja mund të jetë akute ose kronike, por zakonisht shfaqet pas moshës 45 vjeçare. Është shqetësuese kjo problematikë, sepse çdo dhimbje e gjurit është shqetësuese. Nëse nuk trajtohet në kohë, ajo mund të shkaktojë probleme edhe në gjurin tjetër. Prandaj, çdo dhimbje duhet të parandalohet dhe trajtohet në kohë” tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.