Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pritet të pezullohen edukatoret e çerdhes në Fushë Kosovë

Gazeta10
19 September 2023 - 11:50

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha, ka deklaruar se edukatoret më fjalë pritet të pezullohen nga detyra, pas dyshimit për rrahjen e fëmiut në çerdhen publike.

Ai tha se edukatoret po intervistohen në Policinë e Kosovës, e pas kësaj, do të pezullohen.

“Nuk jam ekspert ta cilësoj atë si dhunë, por do ta respektojmë ligjin. Si DKA do t’i marrim të gjitha masat. Unë qëndroj prapa organeve kompetente. Nuk i kemi pezulluar këto edukatore, por do të pezullohen…Patjetër do të respektojmë ligjin dhe do t’i pezullojmë edukatorët”, ka thënë Berisha.

Për Kanal10 ka folur edhe një prind i cili ka shprehur ankesat gjatë kohës sa fëmija i saj ka qenë në këtë çerdhe. Ajo ka thënë se për tri vite ka pasur telashe me edukatoret e këtij institucioni./ Gazeta

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.