
Komuna e Lipjanit ka marrë vendim që nxënësit e klasave 6-9 të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” të vinojnë mësimet në objektin e shkollës së mesme “Adem Gllavinca”.
Ky vendim i komunës ka shfaqur pakënaqësi të mëdha te prindërit e nxënësve të shkollës “Vëllezërit Frashëri”
Në emisionin “Raport”, me Naim Sadikun një javë pas vendimit prindërit kanë dërguar fotografi nga lëndimet që kanë marrë nxënësit nga përleshjet mes tyre.
Njëri nga prindërit edhe sot ka shfaqur shqetësimin e tij duke thënë se nëse nuk ndryshon situata atëherë do të marrë vendim që të ndalojë vajzën nga shkolla.
Arsim Nuredini, prindi i vajzës që dyshohet që është rrahur nga një vajzë e një shkolle tjetër tutje tha se rrahja ka ndodhur në afërsi të shkollës dhe lënda tashmë ndodhet në prokurori.
Nuredini ka thënë se kjo ka ndodhur si pasoj e bashkimit të dy shkollave. /Gazeta10/