
Në emisionin “Politiko”, në Kanal 10, gazetari Fidan Rama pasi ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë sot në veri, ka thënë se Vuçiq në konferencë për media u duk qesharak pasiqë në asnjë moment nuk foli për pamjet që sot janë paraqitur e të cilat flasin për njerëz që janë të organizuar mirë dhe se ky është sulm terrorist.
“Është për çdo lavdatë sjellja e policisë së Kosovës, me çka ne duhe të jemi krenarë”, tha Rama.
Ai tutje deklaroi që Vuçiq asnjëherë gjatë konferencës për media nuk e mohoi që ishte pjesë e planit për sulmin në veri dhe se i dha një mbështetje indirekte pasiqë më shumë u mor me trajtimin e serbëve nga policia jonë.
Rama theksoi se këta janë terrorist dhe policisë së Kosovës nuk mund t’i kërkohet që të sillen mirë me ta. /Gazeta10/