
Gazetarja Saranda Aliu përmes një lidhje direkte nga Zveçani në emisionin “Politiko” ka njoftuar për më të rejat nga veriu.
Ajo tregon se po vazhdon operacioni policor në Manastirin e Banjskës, raporton Gazeta10.
“Kemi ardhur rreth një kilometre në thellësi të fshatit Banjskë, kjo pasi na është lejuar pas largimit të një patrolle të Njësisë Speciale të Kosovë e cila po qëndronte aty tash e dy ditë”, tha ajo në Kanal10.
Gazetarja Aliu shton se një patrollë tjetër e Njësisë Speciale po qëndron stabile duke e monitoruar situatën./Gazeta10