
Këngëtari Xhafer Ahmetaj në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka treguar se i ka kushtuar këngë djalit të heroit, Halim Ahmetaj.
Ai ka për Kanal10 ka rrëfyer historinë e këngës ‘Martesa e djalit të heroit’, raporton Gazeta10.
“Në vitin 2020 do të martohej djali i heroit, Halim Ahmetaj, dhe ai kishte kërkuar të ja kushtojë një këngë për dasmën e tij, por kur dëshiron diçka të jetë përfekte aty ngecë, dhe koha kur do të martohej ai ishte pandemi, duke e parë fotografinë e axhit tim njëkohësisht edhe heroit të Kosovës të shpallur nga Hashim Thaçi, me lot në sy i thash, axhë ne po shkojmë në dasmën e djalit tënd, dhe po vazhdoja të flasë me fotografinë, dhe aty për një moment më erdh ideja për tekstin të cilin nuk mundesha ta shkruaja qe një vit, e të cilin e shkruajta për një minutë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10