Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

A mund të ekstradohet Milan Radoiçiq në Kosovë? – flet avokati Bajraktari

Gazeta10
03 October 2023 - 16:56

Në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, avokati Ardian Bajraktari duke komentuar ndalimin e Radoiçiqin nga autoritetet serbe ka thënë se arrestimi i tij vjen pas presionit ndërkombëtar ndaj  Vuçiqit i cili përmes këtij arrestimi dëshiron që të shfajësohet nga sulmi i veriut.

Ai tutje tha që Vuçiq ka qenë pjesë e organizimit të sulmit dhe se nuk pret  ndonje proces të duhur gjyqësor.

Bajraktari tha po ashtu se duhet të bëhet presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për ta dorëzuar Radoiçiqin sepse ndalimi i sotëm është një farsë, asgjë tjetër.

Ai tha po ashtu se presioni ndërkombëtar duhet të rritet ende ndaj Serbisë për të detyruar Vuçiqin që Radoiçiq të përgjigjet para drejtësisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.