Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Vuçiq po përdorë narrativën e Millosheviqit, ka partner kriminelin Radojiçiq” – Flet presidentja

Gazeta10
03 October 2023 - 19:26

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviqit dhe qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë.

”Ai po përdorë narrativën e Millosheviqit”, tha ajo në CNN.

Për këtë presidentja Osmani tha se ka mjaft dëshmi, sikurse pamjet e po ashtu përfshirë edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.

‘’Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë’’, deklaroi ajo mes tjerash.

Madje shefja e shtetit të Kosovës, u shpreh se vet Milan Radojiçiq, është partneri kryesor Aleksandër Vuçiqit, ndonëse gjendet pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

”Vuçiq po fshihet prapa Milan Radojiçiqit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.