
Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ka thënë se Qeveria Kurti përmes tij po i godet mësimdhënësit.
Jasharaj ka deklaruar se greva e shpallur tani, por edhe ato më herët janë ndërmarrë në bazë të kërkesës së anëtarësisë, e jo kërkesës së tij, raporton Gazeta10.
“Këtë grevë, dhe grevat e kaluara nuk i kam shpallë unë, por kam vepruar në bazë të zërit të anëtarësisë dhe më vjen keq që Qeveria tenton që përmes meje t’i godasë mësimdhënësit. Çdo gjë që thuhet për mua dhe SBAShK-un, është e njëjta, po më fyen dhe shanë mua dhe SBAShK-un është e njëjta”, ka thënë ai në Politiko me Kushtrim Sadikun./Gazeta10