
Rrahman Jasharaj ka thënë se arsimi në Kosovë është i njëjtë si me atë të pas luftës. Kjo sipas tij, pasi që mësimdhënësit nuk janë mbështetë asnjëherë.
Më tej, Jasharaj ka deklaruar se gjendja e arsimit nuk është aq e mjerueshme ashtu siç po e paraqesin, raporton Gazeta10.
“Arsimi në Kosovë edhe pas lufte, viti 2000 dhe viti 2022, ka mbete i njëjti shkumësi, shpuza, tabela – nuk janë mbështetë arsimtarët asnjëherë. Arsimi nuk është në gjendje të mjerueshme siç po e paraqesin, por unë po e bëj një pyetje se pse kur nuk ka greva nuk ulemi të bisedojmë për të gjitha gjërat, pjesën e përgjegjësisë arsimtarët do ta marrinë, por ata kanë nevojë për ndihme e përkrahje, e jo fyerje, sindikata është për t’i mbrojte të drejtat e tyre”, ka thënë Jasharaj në Politiko./Gazeta10