
I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “çmenduri që të lë pa fjalë” vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale për bllokimin e punimeve në Rrugën A.
Abdixhiku ka thënë se punimet në këtë rrugë po ecnin në kohë rekorde. Kryetari i LDK-së thotë se në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë, shkruan Express.
Ai ka thënë se gjykatësja që e ka marrë vendimin për ndalimin e Rrugës A po del të jetë motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.
“Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se Rruga e Re dhe Rruga A nuk do të ndalen derisa ka ftuar qytetarët që ta shohin atë që ai e quan “çmenduri”.