Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti jep detaje nga sulmi terrorist: U organizua në krye me Millosh Vuçeviqin

Gazeta10
23 October 2023 - 10:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmi terrositë në Banjskë u organizua nga Klani i Novi Sadit.

Sipas tij në krye të saj ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq derisa dha edhe detaje të personave që ishin aty.

“Rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastir të Banjskës me 24 shtator ishin nga Novi Sadi. Ndoshta e rastësishme, hetimet duhet ta tregojnë. Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiq po qëndron në Rashkë. Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS”, tha Kurti.

Tutje kryeministri Kurti tha se në katër komunat veriore po merr fund terrori e krimi.

“Në katër komunat veriore të Kosovës po merr fund terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije (tifozët e Cërvena Zvezdës) që shprehet me nofkat e ekstremistëve si: Mami, Llune, Daco, Rusi, Nemac, Gile, Drago, Aco, Comi, Belli, Micko, Prki, Mrki etj”, theksoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.