
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do ta luaj ndeshjen e fundit për kualifikimet në Botëror, kundër Polonisë, shkruan Gazeta10.
Kosova vjen te kjo ndeshje pas fitores që e arriti ditë më parë kundër Armenisë me rezultat 2-1.
Kosova në këto kualifikime është pjesë e grupit F, së bashku me Norvegjinë, Belgjikën, Poloninë, Shqipërinë dhe Armenine.
Kosova në këtë grup renditet në pozitën e parafundit me katër pikë të grumbulluara pas tetë ndeshjeve.
Ndeshja kundër Polonisë luhet në Lublin, me fillim nga ora 18:30. /Gazeta10/