Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përfundon seanca në rastin e Isni Kilaj, ky është vendimi i gjykatësit

Gazeta10
04 November 2023 - 12:07

Është paraqitur sot para Dhomave të Specializuar në Hagë, Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Në këtë seancë atij i janë shpalosur arsyet e arrestimit, raporton Gazeta10.

Prokurori i rastit ka thënë se gjatë kontrollit të banesës së Kilajt, ZPS-ja gjeti materiale që lidhet me dëshmitarët dhe ato janë konfidenciale e të cilat nuk do të duhej që ai t’i mbante.

“Provat tregojnë që Kilaj është përgjegjës në pengimin e personit zyrtar dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës penale”, tha prokurori.

Ndërkaq, avokati i Kilajt, Brien Edwards, ka bërë të ditur se ndaj klientit të tij nuk ka aktakuzë, duke kërkuar kështu lirimin e tij.

“Në çoftëse do të bëhet siç thotë prokuroria, ai duhet të pres derisa të bëhet aktakuza, derisa të konfirmohet pra vendimi, i ndaluar, larg nga shtëpia, larg nga familja e tij, ai do të vazhdojë të jetë në një situatë të cënueshme, larg nga shtëpia e tij, nga ku u mor më 2 nëntor”.

“Ai duhet të pres derisa prokuroria të përfundojë hetimet e veta dhe pastaj të hartojë aktakuzën dhe pastaj ta paraqesi aktakuzën dhe ndërkohë ai nuk mund të bëjë asgjë që ta detyrojë prokurorinë që ta përshpejtojë këtë proces”, është shprehur ai. 

Në fund të seancës gjyqyari njoftoj që nuk e ka vendimin gati në lidhje me kërkesë e prokurorit për masën e paraburgimit për Kilajn. Gjyqtari tha që do të thërret seancë tjetët dhe të hënën merret vendimi për Kilajn. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.