Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

 IHMK-ja paralajmëron vërshime të shiut me intensitet të lartë

Gazeta10
08 November 2023 - 12:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot mund të ketë vërshime si pasojë e reshjeve të shiut që kanë filluar në tërë vendin.

IHMK-ja paralajmëron se mund të ketë disa vërshime të shpejta.

“INFORMIM: Gjatë orëve të paraditës (e merkure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj.”

“Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, IHMK-ja parashikon se gjatë pasdite do të ketë stabilizim.

“PARASHIKIMI Gjatë orëve të pasditës së sotme gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situata e pergjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualiajt të stabilizohet.” – përfundon njoftimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.