Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien zbarkon në Paris, paralajmëron takim me Kurtin

Gazeta10
10 November 2023 - 7:59

Ndërsa në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale. Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thekson komunikata e DASH.

Ndërkohë Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet me Shefin e Stafit të Kryeministrit belg Peter Moors për të diskutuar mbjatjen përgjegjëse të Rusisë për luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës. Ai do të takohet gjithashtu me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s.

Me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris për pjesëmarrje në ”Forumin e Paqes”.

Pak para hapjes së Forumit, kryeministri Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka ndarë pamje teksa është pritur nga presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës.

Pamjet i ka publikuar në profilin e tij në “X”, teksa pritja është bërë në Pallatin Élysée në Paris.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.