Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbët i binden vendimit të Qeverisë: Mbi 1350 qytetarë në veri kanë ndërruar targat nga ilegale në “RKS”

Gazeta10
13 November 2023 - 11:56

Serbët lokal në veri vazhdojnë t’i bindën vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve në “RKS”.

Më shumë se 1350 qytetarë i kanë riregjistruar targat nga ilegale në ato “RKS”.

Këtë konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për t’i riregjistruar veturat është deri më 1 dhjetor.

Para se të zgjatej ky afat, Policia në Veri i ishte drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesë pas shumë kërkesave të qytetarëve atje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.