Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grupi “403” koncert me 18 nëntor, i plotë transmetohet për Vitin e Ri në Kanal 10

Gazeta10
13 November 2023 - 15:08

Grupi i famshëm muzikor i Kosovës “403” rikthehet me një koncert madhështor këtë javë në Prishtinë. Frontmeni i grupit “403” , Hektor Gjurgjiali ka njoftuar se koncerti do të mbahet me datë 18 Nëntor në Klan Arena.

Sipas njoftimit,  në këtë koncert do të intepretohen hitet më të njohura të këtij grupi, ndërsa pos anëtarëve të tij do të interpretojnë edhe artistë të tjerë të skenës muzikore.

Hitet “Andrra”, “Akoma po të pres”, “Qyteti im”, “Indexi” dhe shumë të tjera do të interpretohen me datë 18 nëntor në Klan Arena duke nisur nga ora 20:30. 

Ky koncert i grupit 403 do të transmetohet në Kanal 10 gjatë festave të fundvitit dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.