Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lekaj për rrymën në veri: Në kohën e Haradinajt si Kryeministër për një milion euro të ndara, VV-ja na fyen e poshtëruan

Gazeta10
15 November 2023 - 14:13

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Kurti ka paguar rrymë në veri për dy vite në vlerë 113 milionë euro

Në një postim të bërë në Facebook, Lekaj ka kujtuar periudhën kur tashmë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, atë kohë Kryeministër, kishte marrë vendim për t’i ndarë një milion euro për rrymën në veri, e siç thotë deputeti Lekaj, VV-ja nuk kishte lënë fyerje pa bërë në drejtim të tyre.

Postimi i plotë:

Mashalla 113 milionë euro rrymë ju Paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22

E dëshmuan në raportim KOSST!

Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që ti ndanim 1 milionë euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe lëvizja vetëvendosje(pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtëruesë pa na bërë!

Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.