
Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervenuese (FIT).
Gazetari i Kanal10 njofton se i pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Gazeta10.
Takimi ka nisur në orën 16:00 dhe në të pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës.
Kujojmë që, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Ata kanë paralajmëruar protestë edhe për datën 7 nëntor, por ajo është pezullua pasi kryeministri Kurti iu ka premtuar se do t’i presë në takim për të gjetur zgjidhje lidhur me kërkesat e tyre. /Gazeta10/
