Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ish-bashkëshortja e Feros, ekspozon linjat trupore në top formë

Gazeta10
16 November 2023 - 17:56

Arbenita Ismajli është njëra nga emrat më të komentuat të show-bizit.

Arbenita kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes. Kjo pasi burri i saj Fero ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë ndaj saj. Kjo ngjarje bëri që çifti edhe t’i ndajnë rrugët.

Madje Arbenita ka konfirmuar se edhe ka nisur një proces gjyqësor ndaj Feros për vajzën, raporton gazeta10.

Pavarësisht kësaj, modelja shqiptare, Arbenita, vazhdon të sjellë fotosesione të mrekullueshme për të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Bukuroshja mori vëmendjen e fansave, pasi postoi një set fotografish, në të cilat shfaqet shumë tërheqëse.

Veshur me një fustan të ngushtë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, po ashtu me mëngë të gjata dhe me gjoks të hapur, Arbenita theksoi linjat e saj perfekte.

Modelja mahniti fansat me pozat e saj provokative, duke e modeluar veshjen, për markën FashionNova.

Arbenita mbajti flokët e rregulluara drejt, të ndara për mesi, duke e bërë atë te duket shumë elegante dhe me stil.

Me një grim të mrekullueshëm, me nuanca të vjeshtës, ajo tregoi tiparet mahnitëse të fytyrës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.