Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tjetër vrasje në Prishtinë, vritet me thikë një burrë

Gazeta10
29 November 2023 - 23:54

Një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therja me thikë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Vitia”.

Menjëherë pas marrjes së infomratës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga  arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Kjo është viktima e dytë sonte në kryeqytet, pasi më herët, një grua u vra nga të shtëna me armë zjarri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.